
Nuk dihen ende arsyet e thirrjes, hetuesit nuk japin detaje zyrtare
Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK. Burime nga organi i akuzës nuk kanë bërë të ditur arsyen e kësaj paraqitjeje, ndërsa çështja mbetet e paqartë.
Kjo nuk është hera e parë që Xhaçka shfaqet në SPAK. Më herët, ajo ishte në fokus të një denoncimi lidhur me përfitimin e pronave nga bashkëshorti i saj gjatë kohës që ajo mbante postin e ministres. Në atë rast, SPAK njoftoi se nuk kishte konstatuar shkelje penale dhe procedimi nuk vijoi më tej.
Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar nëse paraqitja e sotme lidhet me një hetim të ri apo me ndonjë çështje tjetër në shqyrtim. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë, ndërsa pritet një reagim zyrtar në orët në vijim.
Lajmi mbetet në përditësim.
