Bota

Passimi i pushtetit në Matignon: François Bayrou i dorëzon detyrën Sébastien Lecornu

Ditën e sotme, më 10 shtator, në oborrin e hotelit të Matignon, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të detyrës mes François Bayrou dhe pasardhësit të tij si kryeministër, Sébastien Lecornu. Dy burrat e shtetit u takuan fillimisht në një bisedë kokë më kokë prej rreth 45 minutash, përpara se të merrnin fjalën publikisht.

François Bayrou, në fjalimin e tij të lamtumirës, u ndal te tri parime që, sipas tij, duhet të udhëheqin politikën franceze në këtë periudhë të ndjeshme: të ndihmojmë, të bashkojmë dhe të shpikim. Ai nënvizoi se vendi nuk mund të mbetet peng i ndarjeve, fyerjeve dhe dhunës politike, duke bërë thirrje për një frymë të re uniteti dhe përballjeje me realitetin. Bayrou theksoi gjithashtu se ekipi i tij do të mbështesë qeverinë e re në javët dhe muajt që vijnë.

Nga ana e tij, kryeministri i ri Sébastien Lecornu shfaqi ton të përulur, duke theksuar se kriza politike dhe parlamentare kërkon thjeshtësi dhe përulësi. Ai falënderoi presidentin Emmanuel Macron për besimin, por sidomos homologun e tij për kurajon e jashtëzakonshme në mbrojtjen e bindjeve të veta. Lecornu paralajmëroi nevojënjo vetëm në formë dhe metodë, por edhe për thelb të politikave publike, duke vënë në dukje hendekun e madh mes jetës politike dhe pritshmërive të qytetarëve francezë.

Ai njoftoi se që pasditen e së mërkurës do të nisë takimet me forcat politike dhe sindikatat, ndërsa në ditët në vijim do të paraqitet para opinionit publik me planet e qeverisë së re. Lecornu premtoi më shumë krijimtari, seriozitet dhe teknikë në punën me opozitat, duke shënjuar fillimin e një etape të re në politikën franceze.

Ky moment në Matignon shënon një faqe të re për qeverisjen franceze, mes thirrjes së Bayrou për unitet dhe zotimit të Lecornu për ndryshime të thella në mënyrën e të bërit politikë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *