Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, janë konfiskuar rreth 3 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit D.A., pasi nga hetimet rezultoi se ato nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme.
Vendimi për konfiskimin e pasurive u mor në kuadër të një hetimi pasuror i zhvilluar nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila vërtetoi se subjekti nuk kishte burime të ligjshme financiare për krijimin e pasurive të regjistruara në emrin e tij.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë një numër të konsiderueshëm pronash të paluajtshme dhe aktivitetesh ekonomike, si troje me sipërfaqe të ndryshme në qytetin e Gjirokastrës, Lazarat, Grehot dhe Kordhocë; tokë bujqësore në fshatin Arshi Lengo; banesa dhe sipërfaqe sheshi; si dhe objekte biznesi, përfshirë një karburant, ndërtesa zyrash, lokale, magazina, vendroje, nyje betoni dhe zona për afrimin e materialeve të ngurta.]
