Seanca për Ilir Beqajn për dosjen e sterilizimit është shtyrë për në 15 janar. Ndërkohë Beqaj në fjalën e tij ka deklaruar se iniciuesi i këtij procesi është ai që sot është zgjedhur Avokat i Popullit.
“Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat Populli dhe i pari në listën e dëshmitarëve
Ai ka bërë deklarime publike për mua. Ai është lumturuar pse jam në pranga. Ka thënë që e dinte se çështja ishte pushuar, por bëri kallëzimin.
Ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të, do përballem këtu në proces.
Ajo që më habiti nuk ishte vota. Ishte puthja. Jonjerëzore para atyre deputetëve”, tha Beqaj, ndërsa u ndërpre nga gjykata për të mos vijuar me tej për shkak se deklarimit nuk kishin lidhje me procesin.
