Debat i ashpër ka shoqëruar këtë mbrëmje emisionin “Çim Peka Live”, ku analisti Lorenc Vangjeli ka përdorur gjuhë të rëndë dhe ofenduese ndaj qeverisë.
Gjatë një përplasjeje verbale me moderatorin Çim Peka, Vangjeli humbi qetësinë dhe u shpreh me tone të forta, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe vjedhje. Në kulmin e debatit, ai përdori shprehje fyese, të cilat shkaktuan reagime të menjëhershme në studio dhe në rrjetet sociale.
Shkak për tensionin u bë diskutimi mbi situatën politike dhe akuzat për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet publike.
