Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, 25 dhjetor, në lagjen nr. 2 të Kavajës.
Burime bëjnë me dije se shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë.
Mësohet se autori i ngjarjes është ndaluar, ndërsa dyshohet se ai është një person me probleme të shëndetit mendor.
Ai raportohet se ka hyrë në një nga bizneset e Artur Ligejas, dhe nuk ka pranuar të dalë jashtë.
Policia ka marrë në pyetje edhe personin e plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
