Aktorja e njohur Ana Lika ka ndarë me ndjekësit një postim mjaft prekës në përvjetorin e ndarjes nga jeta të nënës së saj.
Krahas një postimi me kujtime nga mamaja e cila ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, ajo rrëfen sesi një telefonatë para dy vitesh i ndryshoi jetën përgjithmonë.
“E bukura ime iku dhe një vit tjetër kaloi pa ty,” shkruan aktorja, duke theksuar se asgjë nuk mund të mbushë boshllëkun që ajo ka lënë në jetën e Anës, e cila së fundmi është bërë nënë e një vajze.
Aktorja shpjegon se, edhe pse përpiqet të mendojë për gjëra të tjera përgjatë ditëve, çdo mendim shoqërohet me kujtimin e mamasë
E di që tani duhet të mendoj për gjera të tjera në jetën time por kur mendoj në çdo mendim me vjen dhe ti. Pyes gjithmonë veten “Po mami si do e bënte këtë gjë? Po mami do më kritikonte për këtë? Po mami do më ndihmonte për këtë?” Por vetëm përgjigjen e pyetjes “Po mami do më ndihmonte?” kam të sigurt, sepse ajo përgjigje është gjithmonë PO! E di që ti do e bëje në çdo moment dhe për çdo gjë,” shkruan ndër rreshta Ana ndërsa thekson se nuk do të mësohet kurrë me mungesën e saj.
Postimi:
Si sot para dy vitesh në kete orë, mora një telefonat që do doja mos ta kisha marr kurrë. Lot dhe pastaj nje heshtje që më shoqëroj gjith atë ditë “feste”.
E bukura ime iku dhe një vitë tjetër pa ty.
Nuk mendoj se do ket ndonje gje qe do mbushi boshllëkun qe ti ke lën ne jeten time. E di që tani duhet të mendoj për gjera të tjera në jeten time por kur mendoj në cdo mendim me vjen dhe ti. Pyes gjithmon veten “Po mami si do e bënte këtë gjë? Po mami do më kritikonte për këtë? Po mami do më ndihmonte për këtë?” Por vetëm përgjigjen e pyetjes “Po mami do më ndihmonte?” kam të sigurt, sepse ajo pergjigje është gjithmon PO! E di që ti do e bëje në cdo moment dhe për cdo gjë. Nuk do mësohem kurr me mungesën tënde sado gjëra të bukura të më vin në jet. Ti je dhe do jesh gjithmon e pazëvëndesushme!
Më mungon një përqafim i joti
Më mungon era jote
-miza jote e vogel-
