Kjo është fitorja e dytë e Veliajt pas asaj që mori nga Kushtetuesja që e ktheu në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë.
Si një i akuzuar nga SPAK për korrupsion, Veliaj i është drejtuar sërish Gjykatës me kërkesën për shpalljen si jo të ligjshëm të masës arrest në burg. Megjithatë gjykata Kushtetuese nuk e ka caktuar ende datën se kur do ta shqyrtojë këtë kërkesë.
Gjykimi paraprak ndaj 30 të pandehurve, mes tyre Veliaj, është shtyrë në 5 janar, pas kërkesave të vazhdueshme të funksionarit për t’i vendosur në dispozicion fashikujt e hetimit./Top Channel
