Ben Affleck është takuar me ish-gruan, Jennifer Garner në të njëjtën ditë që takoi edhe Jennifer Lopez.
Affleck, Garner dhe vajza e tyre 16-vjeçare, Seraphina, u panë në Hollywood Pantages Theatre në Los Anxheles. Më pas, ata u larguan të tre në të njëjtën makinë.
Në të njëjtën ditë, Affleck u takua me ish-gruan, Jennifer Lopez, për drekë. Ish-çiftit iu bashkua djali 13-vjeçar i Affleck dhe Garner, Samuel.
Pasi hëngrën, ata u panë duke bërë blerje para se të ndaheshin.
Affleck dhe Lopez u ribashkuan pas ndarjes së tyre në vitet 2000 dhe u martuan në 2022. Në vitin 2024, këngëtarja kërkoi divorcin.
Megjithatë, ata kanë mbetur miq pasi kanë krijuar afrimitet me fëmijët e njëri-tjetrit dhe takohen herë pas here
Javën e kaluar, Affleck, Garner dhe Lopez u gjendën në të njëjtin vend pasi ndoqën një shfaqje të fëmijëve.
Affleck duket se po i kalon Krishtlindjet me Garner dhe fëmijët e tyre, siç bëri vitin e kaluar.
