ROME, ITALY - 2025/04/29: Turkish President Recep Tayyip Erdogan address the media during a joint press conference after the 4th Intergovernmental Summit between Turkiye and Italy at Villa Pamphilj in Rome. (Photo by Stefano Costantino/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)
Turqia ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar, vlera e të cilit arrin rreth 11.9 milionë dollarë. Sipas marrëveshjes së publikuar nga mediat turke, avionit do t’i kalojnë përgjegjësitë dhe menaxhimi i tij do të kryhet nga autoritetet shqiptare, brenda parametrave të përcaktuar në kontratë.
Dokumenti zyrtar parashikon se për një periudhë 24-mujore pas dorëzimit, ose deri në kryerjen e rishikimit të madh teknik të parë, Shqipëria duhet të mbajë një sigurim të plotë për përgjegjësitë e avionit. Ky sigurim mbulon çdo rrezik ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës dhe çdo çështje ligjore të mundshme, duke përfshirë edhe përgjegjësinë për produktet.
Marrëveshja parashikon gjithashtu që Turqia dhe palët e tjera të mbrojtura të jenë të përfshira si persona të siguruar shtesë, me një limit të kombinuar të sigurimit jo më pak se 1 miliard dollarë amerikanë.
Në dokument theksohet gjithashtu se Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë përgjegjëse për çështjet administrative, teknike dhe buxhetore lidhur me avionin, i cili nuk do të përdoret për asnjë aktivitet ushtarak.
Avioni i dhuruar është një Airbus A319 VIP, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe më parë i operuar nga Turkish Airlines. Transferimi i pronësisë do të bëhet pa kosto për Shqipërinë, ndërsa shpenzimet administrative do të mbulohen nga pala turke. Avioni ka një peshë maksimale prej 75,900 kg dhe motorët CFM56-5B7/P kanë mbi 7,000 cikle të mbetura, duke e bërë atë një opsion të besueshëm për flota qeveritare dhe diplomatike, përfshirë vende të NATO-s.
Pjesë nga marrëveshja për sigurimit të avionit
KREU III
Sigurimi
NENI 14-Për një periudhë prej njëzet e katër (24) muajsh pas dorëzimit ose deri në rishikimin e madh të radhës të aeroplanit (cilado prej këtyre që ndodh e para), Përfituesi, me shpenzimet e veta, do të mbajë në fuqi (ose do të sigurojë që çdo blerës, qiramarrës apo operator pasardhës i aeroplanit të mbajë në fuqi) sigurimin e përgjegjësisë ligjore për aeroplanin, i cili mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës, postës, si dhe përgjegjësinë e përgjithshme ligjore ndaj palëve të treta (duke përfshirë mbulimin për përgjegjësinë ndaj produkteve).
Ky sigurim do të përfshijë Dhuruesin dhe Palët e mbrojtura nga përgjegjësia si persona të siguruar shtesë, me një limit të vetëm të kombinuar prej jo më pak se 1.000.000.000 dollarë amerikanë (një miliard USD), dhe Përfituesi do të heqë dorë nga çdo e drejtë e subrogimit kundrejt Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia. Përfituesi do t’i dorëzojë Dhuruesit certifikatat e sigurimit që vërtetojnë se mbulimi është në fuqi gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe polica e sigurimit do të përmbajë dispozitat e mëposhtme:
a. Që sigurimi nuk do të anulohet dhe nuk do të ndryshohet në mënyrë të konsiderueshme para përfundimit të një periudhe prej tridhjetë (30) ditësh nga datu e njoftimit të anulimit ose ndryshimit nga ana e siguruesve, ose para përfundimit të një periudhe prej shtatë (7) ditësh në rastet që lidhen me rreziqe lufte dhe ngjarje të ndërlidhura me to
b. Mbulimi që ofrohet nga polica e sigurimit për secilën nga sët e mbrojtura nga përgjegjësia nuk do të shpallet i pavlefshëm për shkak të ndonjë veprimi apo mosveprimi (përfshirë deklarime të pasakta ose fshehje informacioni) të ndonjë personi ose pale tjetër që shkakton shkelje të ndonjë kushti, afati ose garancie të policës, me kusht që ky veprim apo mosveprim të mos jetë kryer, ndihmuar apo miratuar me dijeni nga ndonjë prej Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.
c. Sigurimi duhet të sigurojë mbulim në shkallë botërore.
d. Palët e mbrojtura nga përgjegjësia nuk do të kenë asnjë përgjegjësi për pagesën e primeve të sigurimit, dhe siguruesit heqin dorë nga çdo e drejtë për zbritje, kundërkërkesë apo kompensim ndaj ndonjërës prej Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.
e. Sigurimi për përgjegjësi do të përmbajë një klauzolë ndarjeje, me anë të së cilës përcaktohet se secili person i siguruar gëzon të njëjtin nivel mbrojtjeje sikur polica të ishte lëshuar individualisht për secilin, me përjashtim të kufirit maksimal të përgjegjësisë së siguruesit.
f. Sigurimi për përgjegjësi do të jetë sigurim parësor, pa të drejtë kontributi apo kompensimi nga ndonjë sigurim tjetër që mund të jetë në dispozicion të Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion VIP! Zbardhet MARRËVESHJA mes dy
