Një lajm i trishtë vjen këtë të premte.
Rozalinda, vajza 23-vjeçare që për muaj me radhë preku zemrat e mijëra shqiptarëve me betejën e saj për jetën, është ndarë nga jeta
Historia e saj u bë publike në shkurt, pas diagnostikimit me neurofibromatozë, një sëmundje e rrallë që i kishte shkaktuar 18 tumore. Falë solidaritetit të shqiptarëve, ajo u trajtua jashtë vendit, por një ndërhyrje kirurgjikale i shkaktoi paralizë totale.
Pavarësisht dhimbjes dhe vështirësive, Rozalinda luftoi deri në fund, duke u kthyer në simbol force, dinjiteti dhe shprese. Mbështetja e shqiptarëve nuk mungoi asnjëherë, por beteja ishte tepër e pabarabartë.
