Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, hyrjet dhe daljet e Tiranës janë bllokuar nga trafiku i rënduar i automjeteve.
Qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën jashtë kryeqytetit kanë mbushur rrugët, të cilat nuk e përballojnë dot fluksin e lartë të mjeteve.
Aktualisht, trafik i rënduar raportohet në hyrje-dalje nga zona e Institutit deri te Kthesa e Kamzës dhe anasjelltas. Më e qetë paraqitet situata në autostradën Tiranë-Durrës, si në dalje ashtu edhe në hyrje, nga mbikalimi i Kasharit deri te Kthesa e Kamzës.
Trafik i rënduar është paraqitur edhe në Unazën e Madhe, nga diga e Liqenit deri te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, por aktualisht qarkullimi është normalizuar.
