Ervin Salianji gjatë takimit tij me demokratët e Shkodrës reagoi ashpër ndaj mesazhit të shpërndarë nga zyrat e PD-së, që u bënte thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, pasi sipas tyre ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci.
Gjatë fjalës së tij, Salianji akuzoi drejtues të PD-së se po përpiqen të ushtrojnë presion mbi bazën dhe të pengojnë mbledhjen e demokratëve të pakënaqur. Në fund, Salianji shtoi se shumica që sillen si lepurusha para regjimit dhe para demokratëve duan të duken si tigra, por e kanë gabim.
“Rrogëtarët e PD nuk ju njohin dhe nuk duan t’i shohin sallat plot, që nuk mbushen prej nesh apo prej meje, por prej pakënaqësisë që ka çdo demokrat. Mendojnë se na bëjnë presion duke thënë çudira në publik, por e kanë gabim. Presionin nuk e njoh. Nuk më bëjnë dot presion as njerëz më të rëndësishëm se këta. Nuk më bëri presion as Rama në burg. Shumica që sillen si lepurusha para regjimit dhe para demokratëve duan të duken si tigra, por e kanë gabim,” tha Salianji
