Astriti, i cili prej vitesh punon si varrmihës, ka rrëfyer disa ngjarje të pazakonta që, sipas tij, nuk i gjen dot shpjegim as sot.
Një natë, rreth orës 23:30, teksa po largohej nga varrezat, ai dëgjoi të qara fëmije. Zëri ishte i qartë dhe i frikshëm.
“Dëgjoja sikur një fëmijë thërriste: ‘O ba, hajde se kam frikë’. Sa herë që afrohesha, zëri dukej sikur largohej më tej.”
Pak çaste më vonë, Astriti thotë se dëgjoi edhe një zë burri, që i fliste fëmijës:
“Mos ki frikë, jam këtu afër.”
I tronditur, ai ndezi një cigare – dhe sipas tij, zërat u zhdukën menjëherë, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.
Por kjo nuk është e vetmja përvojë që e ka ndjekur.
Në një rast tjetër, Astriti kishte hapur një varr, por trupi nuk erdhi atë ditë. Varrin e la dy ditë hapur. Një pllakë varri që i përkiste një fëmije, e kishte vendosur përkohësisht pranë një varri tjetër.
Pas tre ditësh, në varreza u paraqit nëna e fëmijës, e ardhur enkas nga Italia. Me lot në sy, ajo i tha:
“Më del fëmija çdo natë në ëndërr dhe më thotë: ‘Nënë, ma kanë mbuluar varrin’.”
Astriti tregon se në atë moment iu drodh trupi, sepse askush tjetër nuk e dinte që pllaka e varrit ishte lëvizur përkohësisht.
“Që nga ajo ditë, asgjë nuk e shoh më si rastësi,” thotë ai.
“Varrezat nuk janë vetëm heshtje. Ka gjëra që nuk i shpjegon dot.”
Një rrëfim që lë pas shumë pyetje pa përgjigje… dhe një heshtje të rëndë që flet vetë.
