Aktualitet Shqipëria

Edi Rama shpall qeverinë e re në Asamblenë Socialiste!

Edi Rama shpall qeverinë e re në Asamblenë Socialiste

Pas një mbledhjeje dy-orëshe në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar të Partisë Socialiste. Në këtë Asamble, u vendosën edhe drejtuesit kryesorë të parlamentit dhe strukturave të PS.

Drejtuesit në Kuvend
Niko Peleshi u propozua si kryetar i Kuvendit, ndërsa deputetja e Durrësit, Klodjana Spahiu, si nënkryetare e parlamentit. Taulant Balla u rikthye në rolin e kryetarit të grupit parlamentar të socialistëve.

Kabineti qeveritar

  • Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (rikonfirmohet)
  • Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme (zëvendëson Ervin Hoxhën)
  • Elisa Spiropali – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme (zëvendëson Igli Hasanin)
  • Petrit Malaj – Ministër i Financave (rikonfirmohet)
  • Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit (pason Mirela Kumbaron)
  • Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit (ish zv/ministër)
  • Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit (nga Ministria e Turizmit)
  • Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (pedagoge)
  • Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit (nga portofoli i Sipërmarrjes)
  • Diella – Ministre e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike (profil i ri, i krijuar me inteligjencë artificiale)
  • Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë (pason Ulsi Manjën)
  • Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes (rikonfirmohet)
  • Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (ish-kryebashkiak i Cërrikut)
  • Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor (pason Arbjan Maznikun)
  • Toni Gogu – Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Negociatat me BE
Majlinda Dhuka u rikthye si kryenegociatore e Shqipërisë për integrimin evropian, ndërsa Adea Pirdeni u propozua si zëvendëskryenegociatore.

Qeveria “Rama 4” shënon rikthime të emrave të njohur, rotacion brenda socialistëve dhe risi të pazakonta, si krijimi i një ministrie të posaçme për inteligjencën artificiale.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *