Rama “shkrin” dy dikastere në qeverinë e re, ministria e Sipërmarrjes dhe ajo e Rinisë s’do të jenë pjesë e mandatit të katërt të PS-së

Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Ministria për Rininë dhe Fëmijët nuk do të ekzistojnë më në qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama.
Këto dikastere nuk u përmendën gjatë fjalimit që zgjati mbi 2 orë nga Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Ministria për Sipërmarrjen u drejtua në mandatin e kaluar nga Delina Ibrahimaj, e cila u konfirmua nga Rama si ministre e Ekonomisë.
Nga ana tjetër ministria për Rininë dhe Fëmijët, u drejtua nga Bora Muzhaqi, e cila nuk u përmend në asnjë moment nga kreu i qeverisë në emërimet e kabinetit të ri.
Pasi prezantoi drejtuesit e Kuvendit, të cilët janë:
NIKO PELESHI, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
KLODIANA SPAHIU, Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe
TAULANT BALLA, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Rama shpalli
Ministrat e kabinetit të ri qeveritar:
BELINDA BALLUKU, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
ALBANA KOÇIU, Ministër i Punëve të Brendshme
ELISA SPIROPALI, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
PETRIT MALAJ, Ministër i Financave
BLENDI GONXHJA, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
SOFIAN JAUPAJ, Ministër i Mjedisit
MIRELA KUMBARO, Ministër i Arsimit
EVIS SALA, Ministër i Shëndetësisë
DELINA IBRAHIMAJ, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin
BESFORT LAMALLARI, Ministër i Drejtësisë
PIRRO VENGU, Ministër i Mbrojtjes
ANDIS SALLA, Ministër i Bujqësisë
MAJLINDA DHUKA, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE
ERVIN DEMO, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
TONI GOGU, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin