Sport

UEFA merr kërkesë nga Serbia: përballja me Shqipërinë, jo në stadium të madh

Autoritetet serbe kanë kërkuar nga UEFA që ndeshja e ardhshme me Kombëtaren e Shqipërisë të mos zhvillohet në një stadium të madh, si zakonisht, por në një më të vogël. Arsyeja, sipas mediave sportive, lidhet me frikën e shpërthimit të dhunës nga huliganët serbë, të njohur për incidentet e përsëritura në ndeshje ndërkombëtare.

Kërkesa e Federatës së Futbollit të Serbisë vjen në një moment kur tensionet mes dy vendeve janë të larta dhe siguria mbetet një shqetësim madhor. Sipas burimeve, organet vendase të rendit kanë ngritur alarmin se një numër i madh tifozësh të dhunshëm mund të shkaktojnë incidente serioze gjatë përballjes me kuqezinjtë, ndaj është sugjeruar që ndeshja të luhet në një stadium me kapacitet më të kufizuar, për ta bërë kontrollin dhe menaxhimin e situatës më të lehtë.

UEFA pritet të shqyrtojë kërkesën, por ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar. Ndeshjet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë gjithmonë të mbushura me tensione politike e sportive, ku më e njohura mbetet ajo e vitit 2014 në Beograd, e ndërprerë mes skenave të dhunshme brenda fushës.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *