Ukraine's President Volodymyr Zelenskyy, second left, speaks with European Council President Antonio Costa, center rear, during a round table meeting at the EU Summit in Brussels, Thursday, Dec. 18, 2025. (Stephanie Lecocq, Pool Photo via AP)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se kanë kryer kryer një sulm me dron në njërën nga rezidencat e Vladimir Putinit, duke thënë se Moska po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.
Por Zelensky e hodhi poshtë pretendimin duke e cilësuar si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.”, tha Zelensky.
Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan planin e rishikuar të paqes për t’i dhënë fund luftës. Pas takimit, Zelensky i tha Fox Neës të hënën se ekzistonte një “mundësi për ta përfunduar këtë luftë” në vitin 2026.
Udhëheqësi i Ukrainës i përshkroi çështjet territoriale dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhya-s të pushtuar nga Rusia si çështjet e fundit të pazgjidhura, dhe se kishte pak shenja përparimi për të ardhmen e rajonit të kontestuar të Donbasit të Ukrainës, të cilin Rusia dëshiron ta pushtojë plotësisht.
Moska aktualisht kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut fqinj. Të dy rajonet njihen së bashku si Donbas.
