Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, theksoi se nga viti i ardhshëm, çdo biznes duhet të duhet që të ofrojë pagesa elektronike për qytetarët.
Sipas tij, deri në muajin qershor të vitit që vjen, bizneset që operojnë në turizëm apo transport do të duhet të garantojë një formë alternative për të garantuar pagesat për qytetarët.
“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite, por ajo që dua ta theksoj shumë fort është që deri në qershor, çdo biznes që operon në turizëm dhe transport, duhet të garantojnë me patjetër format alternativa të pagesave me qytetarët. Jo vetëm cash por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike. Brenda vitit që vjen çdo biznes duhet të garantojë formën alternative të pagesës që kushdo qoftë të paguajë me kartë apo forma të tjera të pagesës elektronike.”
Ai u ndal gjithashtu edhe te arsimi, duke e cilësuar si një sektor që kanë bërë hapa të rëndësishëm. Duke përmendur teknologjinë si një investimet të rëndësishme, kryeministri shtoi se nga viti që vjen, do të mundësojnë edhe mjetet e para të prodhuara në Shqipëri që do të vihen në dispozicion për transportin e mësuesve dhe nxënësve.
“Në arsim, kemi bërë hapa të rëndësishëm, duke filluar nga sistemi i teknologjisë për nxënësit. 350 shkolla numri i pikave të laboratorëve inteligjentë dhe do të punohet për të arritur objektivin e shpallur të bazuar edhe në financimin e vënë në dispozicion për të pasur 1 mijë laboratorë inteligjentë brenda 2027. Do të sjellë një bazë shumë ndihmëse dhe domethënëse për të gjithë fëmijët dhe nxënësit që të përfshihen sa më shpejt në botën e re të teknologjisë. Ka vazhduar ndërtimi i infrastrukturës arsimore, ka nisur projekti i transportit me mjete të prodhuara këtu në vend. Dhe besojmë që nga sezoni i ardhshëm arsimor në vitin 2026, do të fusim në përdorim mjetet e para që do të shtrihen më pas në të gjithë territorin për transportin e mësuesve dhe nxënësve.”, tha ai.
Po ashtu, Rama theksoi se po mundësojnë edhe kurrikulat e reja që sipas tij i përshtaten kohës, duke iu referuar teknologjisë. Gjithashtu, tha kryeministri, po vijojnë me procesin e ndërkombëtarizimit në arsimit të lartë, ndërsa përmendi rastin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe bashkëpunimin me BOKU-n e Vjenës.
“Ka vazhduar programi kombëtar i zhvillimit profesional për mësuesit, psikologët dhe oficerët e sigurisë. Është nënshkruar marrëveshja për Smart City, një komponent i së cilës është rritja domethënëse e sigurisë në shkolla. Projekti i rilindjes së liceut francez në Korçë, ka avancuar pozitivisht, është bërë gati struktura kurrikulare, është përgatitur projektligji dhe është përfunduar projekti i zbatimit të ndërtesës. Puna për ndërtim do të fillojë në 2026. Është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla, është ulur numri i nxënësve për një psikolog dhe punonjës social, është ndërtuar mekanizëm i ri informimi në kohë reale mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve, miratuar dhe ka filluar të jetësohet kodi i etikës për mësuesit, rishikimi i kurrikulave në të gjitha klasat.
