Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një prej pyetjeve më ngacmuese të konferencës me gazetarët, në kuadër të situatës politike të krijuar pas dy dosjeve voluminoze dhe të bujshme të SPAK, “Balluku” dhe “AKSHI”, si dhe presionit politik të opozitës që me protesta kërkon qeveri teknike, dorëheqje dhe zgjedhje të reja.
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit përballë gazetarëve për këtë vit deklaroi se AKSHI është institucioni për të cilën kjo qeveri është krenare, pavarësisht skandalit që po heton SPAK.
Ai u ndal dhe te kërkesa e opozitës për dorëheqjen e tij, ndërsa me çudi pyeti se përse duhej ta jepte, duke kujtuar se kishte fituar 83 mandate.
Ai e rrëzoi idenë e një qeverie teknike apo zgjedhjeve, duke kujtuar se kanë fituar 83 mandate në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa pyeti se përse duhet ta jepte dorëheqjen, kryeministri shtoi se nuk mund ta bëjë këtë akt për AKSHI-n, sepse ai institucion është histori suksesi.
“Nëse po ndodh sot ky proces, është meritë në radhë të parë e kësaj force politike. Keni parë reagimet e të tjerëve kur u preket floku, se çfarë thonë. Keni dëgjuar nga unë ndonjëherë, jo sharje, por fjali që shkojnë drejt goditjes së reputacionit, presionit apo kërcënimit të këtyre organeve. Ky është një proces i domosdoshëm që ka problematikat e veta. Ne morëm 83 mandate në qershor, për çfarë i morëm, dorëheqje për AKSHI-n? AKSHI është institucion krenarie, jo për të ulur kokën, por për të qenë krenar”, tha kreu i mazhorancës.
Më tej ai shtoi edhe arritjet e këtij institucioni, duke nënvizuar se u ka kursyer shqiptarëve 620 milionë euro dhe 760 mijë vite pritje, sa për 25 mijë rrotullime rreth Tokës.
“Dikur mbahej radha për jë dokument, radhë e gjatë për një certifikatë, ata që rrinin jashtë duhet të vinin këtu për ta marrë, 620 miliardë lekë ka kursyer AKSHI, mbi 760 mijë vite pritje në radhë. Janë 25 mijë rrotullime rreth Tokës”, u shpreh ai.
Rama: Ky vit është viti më i suksesshëm i Shqipërisë. Shqipëria është vendi ku këtë vit që po mbyllim, u mblodh tërë Europa politike në Sheshin Skënderbej. Erdhën në vendin e korruptuar mendoni ju? Jo! Por nuk morën opinionin e 700 tenxhereve politike. KE e fal një vend që do të ishte jo ky që thonë tenxheret, por 1/10 e tij, kurrë! Asnjëherë. Nëse po ndodh sot ky proces, është miritë e kësaj force politike. S’keni për të dëgjuar kurrë asnjë sharje nga unë fjali apo presione e kërcënime ndaj këtyre organeve. Ky është një proces i pashmangshëm, i domosdoshëm.
Ça është ky muhabet? Jep dorëheqjen? Për çfarë? Për cilën? Për AKSHIN? AKSHI, është një institucion krenarie për ne! Që të jemi të qartë ne. Jo për të ulur kokën, por për të qenë krenarë. Është një institucion për të qenë krenar sepse; kemi qenë këtu ne, kur duhej të shkonit të mbanit radhën dhe për një certifikatë.
Edhe kur ata që kishit jashtë, duhet të vinin këtu se nuk kishte shans që të merrnin një copë nga atje jashtë. 620 mln lekë ka kursyer AKSHI, që janë 620 mln euro, për shqiptarët. U kursyen këto lekë falë dixhitalizimit. 7600 vite në radhe, janë 25 mijë fluturime rreth tokës. Këto ka bërë AKSHI.
