Edhe pse kanë kaluar vetëm 11 ditë nga nisja e “reality show”-t më të madh në vend, Big Brother Vip, dinamikat në shtëpi janë të shumta
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Lore është parë e përlotur teksa qëndronte e shtirë në shtratin e saj.
Me dritat e fikura, duket se mendja e banores ishte e zënë me brenga pse me mallin për familjarët, duke bërë që të derdhë lot.
Banorja ka deklaruar po ashtu se është në një lidhje jashtë shtëpisë, por pa e bërë publik personi ne zemrës. Kjo ka bërë që disa nga banorët madje të ngrenë dyshime për ekzistencën e tij.
Lore, këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore, ka ndërtuar një emër në skenën e muzikës pop shqiptare falë zërit të saj të veçantë dhe shprehjes artistike plot ndjenjë.
Ajo u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, ku impresionoi audiencën me zërin e saj të ëmbël dhe unik.
Lore thotë se vlerëson integritetin artistik mbi suksesin komercial, duke refuzuar presionin për të ndryshuar stilin e saj për klikime apo shikueshmëri.
