Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, mesnata e Vitit të Ri vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Pavarësisht nëse qëndroni në shtëpi me një gotë shampanjë, apo jeni në turmë duke festuar, në këtë moment njerëzit shpesh ndihen të tërhequr drejt një puthjeje.
Puthja e mesnatës është një traditë e njohur ndërkombëtarisht. Ajo mund të jetë romantike, miqësore, apo thjesht një moment spontan që shoqëron festimin. Rrënjët e saj shkojnë deri te Roma e lashtë dhe festivalet e Saturnalieve, ku njerëzit festonin pa kufij, shkëmbenin dhurata dhe puthjet ishin pjesë e shpirtit të festës.
Sot, tradita mbart një kuptim të veçantë: besohet se si nis Viti i Ri, ashtu do të ecë edhe marrëdhënia gjatë 12 muajve të ardhshëm. Një puthje në mesnatë mund të forcojë lidhjet mes partnerëve, ndërsa ata që janë vetëm, sipas besimit popullor, mund të presin një vit të qetë. Por gjithçka mbetet sipas dëshirës: puthja duhet të jetë e mirëpritur nga të dyja palët. Në mungesë të saj, një përqafim ose një përshëndetje e ngrohtë është gjithashtu e mjaftueshme. Një puthje e shkurtër në faqe mes miqsh ose një puthje romantike me partnerin, e sinqertë, mban të njëjtin kuptim: gëzim, afërsi dhe shpresë për vitin e ri.
