Kalendari i festave zyrtare për vitin 2026
Banka e Shqipërisë është e mbyllur ditëve të shtuna dhe të diela si dhe në ditët e festave zyrtare në vijim:
01 janar 2026
Festat e Vitit të Ri
02 janar 2026
Festat e Vitit të Ri
14 mars 2026
Dita e Verës*
20 mars 2026
Dita e Bajramit të Madh**
22 mars 2026
Dita e Nevruzit*
05 prill 2026
E diela e Pashkëve Katolike*
12 prill 2026
E diela e Pashkëve Ortodokse*
01 maj 2026
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
27 maj 2026
Dita e Kurban Bajramit**
05 shtator 2026
Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës*
22 nëntor 2026
Dita e Alfabetit*
28 nëntor 2026
Dita Flamurit dhe e Pavarësisë*
29 nëntor 2026
Dita e Çlirimit*
08 dhjetor 2026
Dita Kombëtare e Rinisë
25 dhjetor 2026
Krishtlindjet
Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë). Banka e Shqipërisë është e mbyllur në datat 16 mars, 23 mars, 6 prill, 13 prill, 7 shtator, 23 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2026.
**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.
