Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, ku kanë humbur jetën dy persona, një çift bashkëshortësh nga Puka.
Viktimat janë identifikuar si Petrit Florini, efektiv policie, dhe Elona Florini, mësuese.
Viktima të këtij aksidenti janë çifti i bashkëshortëve Elona dhe Petrit Florini, të cilët janë përplasur me një tjetër automjet ku udhëtonte nëna me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjec, të cilët kanë mbetur të plagosur. Petrit Florini ishte gjithashtu i punësuar si efektiv policie.
Rrethanat e aksidentit vijojnë të mbeten të paqarta.
Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti është dashur ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
