Do tu jepet sot lamtumira e fundit tre të rinjve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjk të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, në orët e para të 1 janarit 2026.
Bëhet fjalë për Martin Dulaj 25 vjeç, i cili do të varroset në fshatin Veliqot ora 11.00.
Anxhelo Ruçi 27 vjeç, do të varroset në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00.
Dhe Klejdi Myftari 24 vjeç, në varrezat e qytetit Majosh ora ora 12.00.
Aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 03:18, të 1 Janarit, ku automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, banues në Tepelenë u përplas me automjetin që drejtohej nga Klejdi Myftari, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy të lartpërmendurit edhe pasagjeri Anxhelo Ruçi, banues në Tepelenë. Gjithashtu ka mbetur e plagosur shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Kush janë viktimat?
Klejdi Myftari, mësohet se punonte si instumentist muzikor.
Anxhelo Ruçi, pasagjer në mjet me Klejdin, ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Martin Dulaj, po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, e cila mbeti e plagosur rëndë.
