Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, kanë nisur debatet e forta, dinamikat e lojës janë të shumta, por nuk mungojnë as ngacmimet me njëri-tjetrin.
Seno është nga ato banorët që u bën herë pas here komplimenta vajzave të shtëpisë. Ditën e sotme, teksa Armela i dërgoi kafen ai i thotë “je fantasike”.
Aty ishte Juela, e cila ndërhyn menjëherë dhe i thotë që të mos bëjë shumë komplimente dhe Seno i kthehet: “U bëre xheloze ti?”.
Pjesë nga biseda:
Seno: Të lumtë dora, edhe sheqerin e gjete, je fantastike
Armela: Të bëftë mirë
Seno: Faleminderit
Armela: Të lutem, të bëftë mirë
Juela: O Seno, mos bëj shumë komplimente
Seno: Pse u bëre xheloze ti?
Juela: Mos bëj shumë komplimente, Armela të lutem e
Seno: U bëre xheloze ti?
Armela: Unë marr komplimente, nuk bëj, ky është problemi
Juela: Seno
Seno: Ti je gjë tjetër në krahasim me të, mos u bëj xheloze, ti e di vendin tënd
