
Gjykata e Pejës kishte caktuar masën arrest në burg për kultivim, prodhim dhe shitje narkotikësh
Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovas, është arrestuar në Elbasan me qëllim ekstradimin. Operacioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik.
Sipas policisë, i arrestuari A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale kultivimi i narkotikëve si dhe prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.
Kapja e tij erdhi si rezultat i punës së vazhdueshme për lokalizimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë procedurat ligjore për dorëzimin e tij.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, po ndjek hapat proceduralë për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Kosovës, ku ai do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.
