
Konflikti pranë një lokali në Uji i Ftohtë u neutralizua nga policia, arma u sekuestrua
Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në ajër në lagjen Uji i Ftohtë, në Vlorë, duke çuar në arrestimin e dy personave. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku situata rrezikoi të përshkallëzohej.
Sipas policisë, shërbimet e Komisariati i Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë pas njoftimit se disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte i armatosur. Gjatë përplasjes fizike mes dy shtetasve dhe personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë pistoletën nga shoku i tij, A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë të patrullës, u bë e mundur neutralizimi i situatës, kapja e dy autorëve dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë. Të arrestuarit janë shtetasit Arbri Hysaj dhe Mauricio Alushaj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale prishja e qetësisë publike si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
