
Presidenti amerikan akuzon hapur udhëheqësin kolumbian për lidhje me trafikun e drogës dhe lëshon mesazh të drejtpërdrejtë nga Florida
Vetëm pak orë pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës, presidenti amerikan Donald Tramp ka ashpërsuar retorikën edhe ndaj Colombisë, duke lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për presidentin kolumbian Gustavo Petro.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Florida, Tramp u pyet për deklaratat e Petros, i cili kishte minimizuar çdo pasojë të mundshme nga operacioni amerikan në Venezuelë. Në përgjigje, presidenti amerikan reagoi me tone të forta, duke e akuzuar liderin kolumbian për përfshirje në prodhimin dhe trafikun e drogës.
Sipas Tramp, në Kolumbi ekzistojnë struktura që prodhojnë kokainë dhe e dërgojnë atë drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa ai shtoi se presidenti Petro duhet të jetë shumë i kujdesshëm në veprimet dhe deklaratat e tij. Mesazhi i tij u interpretua gjerësisht si një kërcënim i drejtpërdrejtë politik dhe diplomatik.
Këto deklarata rrisin ndjeshëm tensionet në Amerikën Latine, në një moment delikat për rajonin, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Uashingtonit dhe Karakasit. Deri tani, autoritetet kolumbiane nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj akuzave dhe paralajmërimeve të presidentit amerikan.
