Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” ku zbuloi se qeveria Rama i ka ofruar atij një post zv.kryeministri dhe dy ministri pas zgjedhjeve të majit 2025.
Lapaj tha se nuk pranoi pasi kështu do tradhtonte luftën e tij, madje nuk do kishte më fytyrë të dilte para babait të tij.
Adriatik Lapaj: Nuk e njoh si institucion. Po të dëgjosh ligjin, kërkohet integritet të lartë moral nuk ka kur ti pret në besë mijëra qytetarë që të kanë votuar. Ai e bëri dëmin. Edi Rama kishte 6 muaj pa shkuar në parlament. shkoi për të dhënë mesazhin që po të doni të bëni karrierë do kaloni nga unë. Nuk diskutohet këtu për një mandat. E vërteta doli.
Ai që deri dje thoshte Sali me Edin janë këmbët e merimangës. Ai me votat e Saliu e kandidua me firmën e Edit u fitua. Nuk erdhi Rama të trokiste te dera jonë? E kam thënë me përgjegjësi. Me 30 qershor dhe javën e dytë të korrikut. Më është ofruar posti i zv.kryeminstrit dhe dy ministri.
E para kështu u shtrua, teza e qeverisë me bazë të gjerë në funksion të integrimin europian. Që ja po bashkëpunojmë me të rinjtë. Nga ana tjetër nëse shkoja aty do kisha tradhtuar idealet që përfaqësoj. Nuk do shihja dot babain në fytyrë. Po të shkoja aty do isha vërvitur jashtë
