Aktualitet

Në zemër të Hagës, qytetarët shqiptarë të diasporës kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Përara ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, dhjetëra qytetarë shqiptarë nga diaspora janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen prej disa vitesh nën akuza për krime lufte.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë thirrur slogane në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, duke theksuar se procesi ndaj tyre është politik dhe i padrejtë.

“O Hashim, ti ku je?”, ishte thirrja kryesore e protestuesve, e shoqëruar me kërkesa për lirimin e menjëhershëm të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Sipas organizatorëve, protesta synon të kujtojë se UÇK-ja ishte një forcë çlirimtare dhe se gjykimi në Hagë është një fyerje për sakrificën e popullit të Kosovës.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën. UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte, ajo ka bërë çlirimin e Kosovës. Kjo gjykatë është padrejtësi e madhe”, u shpreh një nga protestuesit.

Policia holandeze ka monitoruar tubimin, i cili është zhvilluar i qetë dhe pa incidente.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *