
Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Rrëshen, ku një grua e moshuar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasja Liza Gjonaj, 81 vjeçe, dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën ku jetonte. Si pasojë, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore. Autoritetet nuk japin ende detaje shtesë, ndërsa hetimet vijojnë.
