
Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore dhe urdhrat e evakuimit, duke detyruar mijëra banorë të qytetit të Gazës të zhvendosen drejt jugut, në një zonë të varfër të shpallur humanitare, por pa kushte minimale jetese.
Sipas mbrojtjes civile palestineze, banorëve të disa lagjeve në qytetin e Gazës u është kërkuar të braktisin shtëpitë dhe të zhvendosen drejt Al-Mawassi, pranë Khan Younès-it. Megjithatë, kjo zonë e caktuar si strehë humanitare është krejtësisht e papërshtatshme për të siguruar ushqim, ujë apo shërbime bazike.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 68 persona, ndërsa 346 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.
Organizatat humanitare paralajmërojnë se urdhrat e evakuimit në kushte të tilla nuk i mbrojnë civilët, por i ekspozojnë më shumë ndaj rrezikut, pasi ata detyrohen të udhëtojnë mes bombardimeve drejt një zone pa siguri dhe pa strehim.