
I riu ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se plagosi një 18 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta

I riu ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se plagosi një 18 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta
Policia e Tiranës ka arrestuar një 19 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor 2025, ndërsa i riu ishte shpallur në kërkim që prej asaj date.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit të koduar Catch, kanë organizuar punën bazuar në informacionet e siguruara dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. R., 19 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 19 vjeçari ka goditur me mjet prerës një 18 vjeçar, duke i shkaktuar plagosje. I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij nuk bëhet e ditur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
