
Paqëndrueshmëri e theksuar, reshje intensive shiu, borë në zona të shumta dhe erë e fortë, temperaturat zbresin deri në -3 gradë.
Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot kryesisht të vranët dhe vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin e Shqipëria.
Që në orët e para të 24-orëshit priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar, të shoqëruara me shtrëngata në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat e veriperëndimit dhe jugperëndimit, reshjet herë pas here mund të arrijnë intensitet të lartë.
Gjatë ditës, shiu do të mbetet prezent në shumicën e territorit, ndërsa lokalisht priten shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje dëbore në formën e stuhive, ndërsa në veri dhe verilindje mbi 100 metra, si edhe në jug e juglindje mbi 200–300 metra, reshjet e borës do të jenë me intensitet deri mesatar.
Në pjesën tjetër të vendit, kryesisht gjatë orëve të pasdites, priten reshje të dobëta bore në formën e flokëve. Situata do të shoqërohet edhe me mjegull të dendur dhe shikueshmëri të reduktuar, si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në -3 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të forcohet deri në 24 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 4 deri në 6 ballë, duke krijuar kushte të vështira për lundrim. Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjeve dhe në zonat malore e bregdetare.
