Aktualitet Bota

Hamburg: Kapen në flagrancë me 400 kg kokainë, arrestohen dy persona

Një operacion i policisë gjermane dhe doganës në portin e Hamburgut ka çuar në sekuestrimin e mbi 400 kilogramëve kokainë, me një vlerë tregu që llogaritet rreth 17 milionë euro.

Sipas “Bild”, gjithçka u bë e mundur falë vigjilencës së një punonjësi të portit, i cili vuri re lëvizje të dyshimta të dy individëve në terminalin O’Sëaldkai. Ata po transportonin mbi 20 çanta sportive të mbushura me drogë, të cilat i ngarkuan në bagazhin e një automjeti.

Policia ndërhyri menjëherë, duke i arrestuar dy të dyshuarit dhe duke konfiskuar sasinë rekord të kokainës. Një zëdhënës i policisë gjermane konfirmoi se ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, rreth orës 12:26, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar destinacionin final të ngarkesës.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *