Shqipëria

Sarandë: Në gjyq dosja për vdekjen e turistes britanike gjatë zhytjes

Gjykata e Sarandës ka vlerësuar të ligjshme hetimet e Prokurorisë dhe ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Çështja lidhet me ngjarjen tragjike të ndodhur tre vite më parë, kur turistja britanike Rebbeca Gannon humbi jetën gjatë një ekspedite zhytjeje në bregdetin shqiptar.

Vendimi për ta dërguar dosjen në gjykim u mor më 11 shtator, pas plotësimit të hetimeve, të cilat më herët ishin kthyer për mangësi. Hetimi dhe procesi gjyqësor pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e sakta të ngjarjes që tronditi opinionin publik.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *