Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjerë ra në në një përruar në Klos.
Së bashku me 30-vjeçarin ishte edhe 24-vjeçari Andi Llosha, ky i fundit drejtues i mjetit.
Por siç sqaroi policia, Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Llosha, pasi ai është largua nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.
Gjithashtu Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Karaj.
Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
