
Drejtori aktual i Policisë së Durrësit pritet të zhvendoset, ndërsa ende nuk ka emër për pasuesin e tij.
Ndryshime priten në radhët e Policisë së Shtetit, ku sipas burimeve mediatike, Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, pritet të transferohet në drejtimin e Policisë së Korçës.
Aktualisht, Bala mban postin e drejtuesit të Policisë së Durrësit, ndërsa më herët ka ushtruar edhe funksionin e shefit të Operacionales, një nga strukturat më të rëndësishme të Policisë së Shtetit.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi emrin e pasardhësit të tij në Durrës. Burimet bëjnë me dije se konfirmimi i transferimit dhe emërimet e reja pritet të bëhen publike në ditët në vijim nga Policia e Shtetit.
Lëvizjet e pritshme në drejtim pritet të jenë pjesë e një riorganizimi më të gjerë brenda strukturave drejtuese të Policisë.
