
Makina përplas për vdekje një kalimtar në rrugën Gjeneral Nikols, shoferi shoqërohet në polici
Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50 në rrugën Gjeneral Nikols, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi E. M., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes së fortë, kalimtari ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Autoritetet pritet të japin informacion shtesë pas përfundimit të hetimeve paraprake.
