Ish-vjehrra e 33-vjeçares Blerina Basha, e cila akuzohet për keqtrajtim për tre fëmijët e saj të mitur, ka reaguar për ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjonin.
Ajo ka treguar sesi i gjeti nipërit e saj në ato kushte të këqija jetese, ndërsa tha se po mjekohen për zgjebe.
“Nga zhuli vjen zgjebja. E pashë unë që ishin me plagë, se kishte si gjak çuni në këmbë. Më pushoi zemra. Pse ca jam unë? Po të ishte për t’ia bërë me qëllim… më parë i dashuri i saj na dhunoi djalin dhe prapë nuk bëra denoncim, dhe gabimi i imi është dhe nuk ia fal vetes se fëmijët ashtu.
Më djalin tim ajo ka 5 vite që është ndarë. Nusja ime e di që ka qenë në Kosovë, për Dubai nuk e di. Rri 24 orë live në Tik Tok”, tha ajo.
E pyetur nëse djali i saj i ka dhënë paegsë mujore sipas vendimit të gjykatës për fëmijët, ajo tha: Me dokumente, dhe prindërit e saj e dinë, sa herë i çoj lekë ajo i mohon. I kam arkivë të gjitha dokumentet që i kemi dhënë lekë çdo muaj, i kam dhënë dhe unë. Kam unë detyrim t’i jap lekë që të bëjë qerpikët ajo dhe flokët kaçurrela?!
“Ne nuk e dinim që fëmijët kanë tre muaj pa vajtur në shkollë. Videon e bërë se gjithmonë ka gënjyer. Fola dhe me krushkën, dhe i thash se nuk është e mirë që nipërit e mi dhe të tutë të rriten kështu, dhe tha ke të drejtë, madje kanë thënë familjarët e saj që dhe në gjykatë do japin firmë që fëmijët t’i marrim ne. Ne do e ndjekim në gjykatë që të marrim kujdestarinë e fëmijëve.
Pas videos, nusja më tha: do të të bëj denoncim ty dhe shoqeve të tua se më kë nxjerrë me kamer.
Dhe djalin tim e ka kërcënuar duke i thënë pse ka publikuar videot. Unë kam prerë biletën për në Itali, por nuk mund të iki duke i lënë fëmijët në këtë gjendje”, u shpreh gjyshja e fëmijëve.
Sa i përket disa fotove që kanë qarkulluar në media pas bërjes publike të rastit, e reja Blerina Basha i ka mohuar se janë bërë në Dubai, por sipas saj, janë montuar.
Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.
“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im”, tha Blerina Basha.
Kujtojmë se reagimi i policisë dhe institucioneve erdhi pas publikimit të lajmit në VoxNews. Fëmijët kishin 1 muaj që nuk shkonin në shkollë dhe ishin 3 ditë të paushqyer.
Pas ekzaminimeve të kryera në spitalin e Durrësit, atje ku po mbahen 3 fëmijët bashkë me nënën, ka rezultuar se ata janë të infektuar me zgjebe.
Mësohet se autoritetet pritet t’i heqin 33-vjeçares kujdestarinë e të miturve, por ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Shërbimi Social.
