Bota

Tri gra xhihadiste, përballen me drejtësinë në Paris

Një gjyshe, mbesa e propagandistëve të ISIS dhe një mike e tyre akuzohen për bashkim me organizatën terroriste në Siri.

Në Paris ka nisur gjyqi ndaj tre grave franceze të dyshuara për bashkim me organizatën terroriste të Shtetit Islamik (ISIS) gjatë viteve 2014–2017.

Në bankën e të akuzuarave ndodhen Christine Allain, 67 vjeç, Jennyfer Clain, 34 vjeç, mbesa e vëllezërve Clain, propagandistë të njohur të ISIS që morën përsipër atentatet e 13 nëntorit në Paris, si dhe Mayalen Duhart, 42 vjeç.

Sipas hetimeve, të treja gratë kanë udhëtuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, në periudhën kur organizata kishte arritur kulmin e fuqisë së saj. Ato akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe financim të terrorizmit.

Procesi gjyqësor ka tërhequr vëmendjen e madhe të mediave, pasi rasti lidhet drejtpërdrejt me atentatet më të përgjakshme që ka njohur Franca në historinë e saj të fundit.

Nëse shpallen fajtore, të akuzuarat rrezikojnë dënime të rënda me burgim.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *