Teksa ditët kalojnë, debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, duket se shtohen. Mbrëmë, Vëllai i Madh iu dha një sfidë banorëve, të cilët duhej të ndaheshin në çifte.
Keijsi dhe Kristi u vendosën përballë njëri-tjetrit, në lojën ku duhej të mbanin të shtypur një pulsant që nuk duhej të fikej. E teksa të dy ndodheshin te dhoma e surprizave ku zhvillohej sfida, nuk munguan as përplasjet mes tyre, të cilat ata i çuan drejt banalitetit me shprehje me nënkuptime.
Pjesë nga debati:
Keijsi: Po shef të thuash, sa herë të hysh, me leckë në dorë, edhe këngës si bilbil që je. Me këngë duke kënduar ose duke fishkëllyer, duke larë aty banjën.
Kristi: Do i frysh bilbilit ti? Të bësh muzikën ti dhe të këndoj unë
Keijsi: Po shef,
Kristi: Do mi frysh bilbilit?
Keijsi: Ky është niveli jot o burrë, me i fry bilbilit, bajame
Kristi: Ti po i përmend këto
Keijsi: Unë thashë do lash me leckë, të lash banjën
Kristi: Ti përmende bajame, bilbil, tualet. E unë të thashë ‘që të këndoj do i frysh bilbilit ti?’, të bësh muzikën ti
Keijsi: Ja pra, ti po i përmend këto terma, ti e ke mendjen te bilbili, ndoshta se të mungon bilbili, ndoshta
Kristi: Unë e kam bilbilin, këtu e kam, kur do që t’i frysh ta jap që të bësh muzikën, këtu e kam
Keijsi: Merre përdore, fryj se të ka marrë malli
Kristi: Këngën e bëra, e regjistrova, jam në rregull.
