Kreu i PD, Sali Berisha, nga qyteti i Lezhës, në një takim me rastin e 35-vjetorit të themelimit të PD, ka përmendur një nga momentet më të vështira të opozitës në historinë e saj, skemat piramidale, që pas dështimit të tyre shkaktuan revolta qytetare në vitin 1997.
Berisha tha se PD, mori përgjegjësitë për një gabim të bërë pa dashje, por sërish pranoi vullnetin e popullit që e ndëshkoi me votë.
Ne, pasi njohëm gabimin tonë, bëmë zgjidhjen më të drejtë ligjore, u dhamë problemeve të krijuara në mënyrën më të drejtë, më të ndershme.
Nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që nuk kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe t;ua jepnim atyre që i kishin humbur, jo, ne ndoqëm standarde morale, pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim.
Dhe përsëri, shqiptarët e vlerësuan këtë.
Shqiptarët panë tek ne një forcë politike me moral.
Një forcë politike që e lëshoi karrigen, doli në gjyqin publik, mori përgjegjësitë, por mbeti e ndershme në moralin e saj.
Nuk mashtroi qytetarët.
