
Kreu i Partisë Republikane është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme në kuadër të procesit për tragjedinë e Gërdecit
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është paraqitur paraditen e sotme në GJKKO, në kuadër të çështjes së njohur si Gërdeci.
Mediu u pa teksa hynte në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet seanca lidhur me dosjen që ka në qendër tragjedinë e ndodhur në Gërdec, një nga ngjarjet më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar.
Procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes vijon të ndiqet me interes të lartë publik, për shkak të pasojave të rënda njerëzore dhe institucionale që solli shpërthimi i vitit 2008.
Seanca e sotme në GJKKO pritet të përcaktojë hapat e mëtejshëm të procedurës, ndërsa zhvillimet e reja do të pasohen në vijim.
