Kryeministri Edi Rama deklaroi në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, se Shqipëria synon që deri në fund të vitit 2028 të arrijë sovranitet të plotë energjetik, duke mos pasur më nevojë për import të energjisë nga jashtë.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria prodhon 100% të energjisë nga burime të rinovueshme, kryesisht hidrike, por kjo e bën vendin të varur nga kushtet klimatike.
“Jemi me fat sepse keni burime hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme nuk e kemi nga karburantet fosile, jemi në nivelin më të lartë të renditjes. Duke qenë se kemi burime ujore, do të thotë që ne varemi nga humori Allahut, kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, nuk kemi shi, kështu ne duhet t’i drejtohemi importit dhe më pas kjo bëhet e vështirë.”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se ambicia e Shqipërisë është krijimi i një bashkëpunimi trepalësh mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë, për ndërtimin e një baze të ngarkesës energjetike në Shqipëri dhe lidhjen përmes kabllos me Italinë.
“Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri, po synojmë të mbërrijmë në tre diga përmes kabullit ndërlidhës më Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër, se bashku me miqtë tanë Arabët të bëjmë para për t’ja shitur Evropës. Është një projekt më shumë se 1 miliardë”, përfundoi Rama.
Rama: Jemi me fat sepse keni burime hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme nuk e kemi nga karburantet fosile, jemi në nivelin më të lartë të renditjes. Duke qenë se kemi burime ujore, do të thotë që ne varemi nga humori Allahut, kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, nuk kemi shi, kështu ne duhet t’i drejtohemi importit dhe më pas kjo bëhet e vështirë.
Ajo që kemi bërë në këtë dekade të fundit është të investojmë shumë në energjinë diellore dhe atë të erës dhe të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë që të mos kemi nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi sovran duke pasur energji të gjelbër. Plani po ecën mirë, dhe besojmë se në fund të 2028 do jemi sovran dhe nuk do blejmë më energji nga jashtë.
Kemi një bashkëpunim strategjik dhe kjo ka ndodhur falë këtij vendi dhe falë udhëheqësit të madh tuajin që ka vizonin që shkon përtej kufijve dhe siç e pamë, ai mendon t’i shërbej njerëzimit dhe të prek jetën e njerëzve jashtë kombeve tuaja, gjë që as Kombet e Bashkuara nuk e kanë bërë.
Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri, po synojmë të mbërrijmë në tre diga përmes kabullit ndërlidhës më Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër, se bashku me miqtë tanë Arabët të bëjmë para për t’ja shitur Evropës. Është një projekt më shumë se 1 miliardë.