Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle për shkak trafik të lëndëve narkotike.
Mediat spanjolle raportojnë se policia ka kapur një sasi prej 200 kilogramësh kokaine, e cila u gjet në një kontejner në një anije që mbërriti në Portin e Vigos orët e fundit.
Ngarkesa e kokainës mbërriti në terminalin e Vigos me një anije kontejnerësh këtë të hënë, ndërsa anija po udhëtonte nga Amerika e Jugut në të ashtuquajturën ‘rruga e frutave’.
Si policia ashtu edhe Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore po prisnin mbërritjen e anijes, duke dyshuar për praninë e një ngarkese të paligjshme.
Rastësisht, një vit më parë, policia pengoi hyrjen e 1,250 kilogramëve kokainë, të lidhur me mafian shqiptare, nëpërmjet Portit të Vigos. Droga udhëtoi nga Ekuadori në një anije kontejnerësh dhe në atë operacion, në të cilin u arrestuan 9 persona (shqiptarë dhe belgë).