Një histori sentimentale mes Talo Çelës dhe një gruaje në familjen e Nuredin Dumanit si dhe një pagesë e pashlyer prej 500 mijë euro për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, sipas Erjon Alibej është bërë shkak për përplasjen e ashpër mes 4 miqve të vjetër në krime, Talo Çela, Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Dashnor Dumani.
Altin Ndoci dhe Dashnor Dumani kanë pasur një konflikt së bashku, ku dhe janë përleshur me grushta në Durrës.
Vazhdon të më maj dhe sot e kësaj dite var si legen. Unë sot jam pa buk, shpia ime është pa buk, këto kanë marrë miliona, dhe s’më kanë dhanë asnjë lek, plus ka dhe borxhe ndaj meje….”.
Alibej ka rrëfyer se çfarë borxhesh kishte në atë periudhe ai nuk e dinte, por sipas tij i ka thënë s ka borxhe ndaj meje, 500 mijë euro, lekë apo punët e këtyre, dhe 500 mijë euro që po të them ma ka thanë fiks, ekzaktë lidhje me grabitje e Rinasit dhe jam detyru ti them: ”…po pse grabitjen e Rinasit, këta e kanë ba…?”
Më thotë: “po…”. /Syri
