Pala iraniane po përshkallëzon retorikën e saj kundër Donald Trump mes protestave dhe mundësisë, që SHBA të ndërhyjë në favor të protestuesve. Televizioni shtetëror i Iranit, transmetoi një mesazh kërcënues se “këtë herë nuk do ta humbasë objektivin”.
Mediat e huaja shkruajnë se kjo është një referencë e qartë për atentatin në korrik 2024, kur një plumb goditi Trump në vesh, gjatë një fjalimi të fushatës. Mesazhi shoqërohej me një foto nga ai fjalim.
Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë i Teheranit deri më sot kundër Trump, pas kërcënimeve të tij të përsëritura se SHBA do të sulmojë vendin, nëse vazhdon goditjen e dhunshme të protestuesve antiqeveritarë.
