Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një paraprak për kompaninë “One” si dhe fton qytetarët të raportojnë shqetësimet. Në njoftim thuhet se hetimi synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent.Ndër të tjera në njoftim thuhet:“A jeni përdorues i shërbimeve celulare?
Kontributi juaj ka rëndësi! Autoriteti i Konkurrencës, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, ka hapur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, One Albania SHA, për periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025. Ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta. Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare që dëshirojnë të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, t’i adresojnë pranë institucionit tonë. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të paraqiten pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në adresën zyrtare të e-mailit: competition@caa.gov.al”